Politikat e Privatesise

Website autobus.al (Magus Group Albania shpk), mbledh dhe perpunon te dhenat personale te klienteve dhe bashkepunetoreve te tij ne permbushje te te drejtave dhe detyrimeve te tij ligjore dhe kontraktuale dhe ne perputhje te plote me Ligjin Nr.9887, date 10.3.2008, "Per mbrojtjen e te dhenave personale" ( i ndryshuar). Ne kuader te perdorimit te faqes se internetit te Sistemit te Rezervimit te Biletave te Autobusit autobus.al, ne mund te mbledhim ne menyre direkte disa te dhena personale nepermjet plotesimit te formularit te kontaktit, formulareve te regjistrimit apo procesit te shitjes se biletave te autobusit. Te gjitha keto te dhena, pervec rastit te formularit te kontaktit, jane te detyrueshme per mirefunksionim e mardhenies se Magus Group Albania shpk, nepermjet autobus.al, dhe klienteve dhe partnereve te tij. Plotesimi i formularit te kontaktit eshte vullnetar.

Ekipi i autobus.al perpiqet te ruaje sa me shume te jete e mundur konfidencialitetin dhe imazhin e perdoruesve te faqes, qofshin keta vizitore, kliente apo partneret tane. Synojme tju ofrojme nje eksperience te sigurte, e cila nuk mund te ndikoje negativisht ne asnje aspekt. Ne kete aspekt, bejme cdo perpjekje te mundshme per te siguruar te gjitha informacionet qe ju, si perdorues te Sistemit te Rezervimit te Biletave te Autobusit, i regjistroni ne bazen tone te te dhenave dhe te mos i shperndajme ato per asnje qellim apo arsye tjeter vec bashkepunimit tone. Jemi totalisht kunder spam.

Duke marre parasysh te mesipermet, Magus Group Albania shpk, nepermjet autobus.al, siguron gjithe subjeketet e te dhenave personale se te dhenat e tyre mblidhen dhe perpunohen vetem per qellime e siperpermendura, dhe perpjekjet per ruajtjen e tyre jane maksimale. Duke perdorur Sistemin e Rezervimit te Biletave te Autobusit, dhe/ose duke u bere pjese e tij, subjeketet e te dhenave personale japin pelqimin e tyre per procesimin e metejshem te ketyre te dhenave, si dhe garantojne qe te dhenat personale te plotesuara apo azhornuara, jane te sakta, te perditesuara dhe te vlefshme. Gjithashtu, subjekti i te dhenave personale eshte pergjegjes per perditesimin e te dhenave personale te regjistruara per te siguruar qe informacioni eshte i sakte dhe i plote gjate gjithe kohes. Subjektet e te dhenave personale kane akses ne te dhenat e tyre personale, por dhe te klienteve te tyre, dhe ne perputhje me kerkesat e nenit 13 dhe 18 te Ligjit 9887 date 10.3.2008 "Per mbrojtjen e te dhenave personale", nese kane veshtiresi ne aksesimin e ketyre te dhenave, mund te kerkojne sigurimin e aksesit duke drejtuar kerkesen e tyre me shkrim ne sistemi[@]autobus[.]al (hiqni []), dhe stafi yne do te beje te pamunduren per te siguruar te drejtat tuaja.

Ne, Magus Group Albania shpk, nepermjet autobus.al, garantojme se  kemi marre te gjitha masat fizike, operacionale dhe teknike per ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkaterrimi, demtimi apo shperndarja e paautorizuar e te dhenave tuaja personale, ne perputhje me dispozitat e Ligjit Nr.9887, date 10.3.2008 "Per mbrojtjen e te dhenave personale" ( i ndryshuar ). Te dhenat personale te mbledhura dhe te stokuara ne bazat tona te te dhenave, do te perpunohen vetem nga punonjesit tane dhe nuk do te transferohen ose dorezohen paleve te treta, jashte Sistemit te Rezervimit te Biletave te Autobusit autobus.al, pervec rastit kur keto informacione kerkohen nga organet kompetente sipas ligjeve ne fuqi. Subjektet e te dhenave personale kane te drejten e terheqjes/fshirjes e ketyre te dhenave nga sistemi vetem ne rastin kur subjekti terhiqet nga bashkepunimi me Magus Group Albania shpk si dhe nga perdorimi i Sistemit te Rezervimit te Biletave te Autobusit, autobus.al Duke u njohur me permbajtjen e ketij seksioni, subjektet e te dhenave personale pranojne kushtet dhe termat ne lidhje me Politikat e Privatesise te Magus Group Albania shpk, nepermjet autobus.al.

TE DREJTAT E SUBJEKTIT TE TE DHENAVE

Çdo person (subjekt i të dhënave) ka të drejtë që me kërkesë me shkrim, të marrë nga kontrolluesi:

  • konfirmimin nëse “të dhënat personale” po i përpunohen ose jo, informacion për “qëllimin” e përpunimit, për “kategoritë e të dhënave” të përpunuara, për “marrësit”, si dhe kategoritë e marrësve, të cilëve u përhapen të dhënat personale;
  • në një formë të kuptueshme, “të dhënat personale” dhe informacionin e disponueshëm për burimin e tyre;
  • në rastet e vendimeve automatike, informacion për logjikën e përfshirë në vendimmarrje.

Informacioni për të dhënat komunikohet në formën në të cilën ishin në kohën kur është bërë kërkesa. “Kontrolluesi” (pra Magus Group Albania shpk), brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës informon “subjektin e të dhënave” ose i shpjegon atij arsyet e mosdhënies së informacionit. E drejta për akses ushtrohet në përputhje me parimet kushtetuese të lirisë së shprehjes dhe informacionit, lirisë së shtypit dhe sekretit profesional. E drejta për akses mund të kufizohet nëse cënon interesat e sigurisë kombëtare, politikën e jashtme, interesat ekonomike dhe financiare të shtetit, parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale.
E drejta e aksesit nuk mund të ushtrohet në rastet e parashikuara në pikën 1 të nenit 10 të ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.
Në rast se aksesi mohohet, duke argumentuar se cënohen interesat e sigurisë kombëtare, politikës së jashtme, interesat ekonomike dhe financiare të shtetit, parandalimi dhe ndjekja e veprave penale ose liria e shprehjes dhe informimit apo liria e shtypit, “subjekti i të dhënave” mund t’i kërkojë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të kontrollojë përjashtimin në rastin konkret. Zyra e Komisioneri informon “subjektin e të dhënave” për masat e marra.

E drejta për të kërkuar korrigjimin ose fshirjen

  • Çdo “subjekt i të dhënave” ka të drejtë të kërkojë “korrigjimin” ose “fshirjen” e të dhënave kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat ligjore.
  • “Kontrolluesi”, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së “subjektit të të dhënave”, duhet ta informojë atë për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen ose moskryerjen e “korrigjimit” apo “të fshirjes”.
  • Kur “kontrolluesi” nuk bën “korrigjimin” ose “fshirjen” e të dhënave të kërkuara prej tij, “subjekti i të dhënave” ka të drejtë të ankohet pranë Zyrës së Komisionerit.

Vendimmarrja automatike

  • Çdo person ka të drejtë të mos jetë subjekt i vendimeve, të cilat shkaktojnë efekte ligjore për të ose ndikojnë në mënyrë të rëndësishme tek ai, si dhe në rastin kur vendimi është bazuar vetëm në përpunimin automatik të të dhënave që synojnë të vlerësojnë disa aspekte personale që lidhen me të, veçanërisht, efektivitetin në punë, besueshmërinë ose sjelljen.
  • Një person mund të jetë “subjekt” i një vendimi të marrë sipas pikës së mësipërme, kur merren masa për të mbrojtur interesat e tij të ligjshme, veçanërisht, duke përfshirë në vendim këndvështrimet e tij.

E drejta e "subjektit të të dhënave" për të kundërshtuar

  • “Subjekti i të dhënave” ka të drejtë të kundërshtojë në çdo kohë (mbështetur në ligj) përpunimin e të dhënave rreth tij, sipas shkronjave “d” dhe “dh” të nenit 6 të ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, përveç rasteve të parashikuara.
  • “Subjekti i të dhënave” ka të drejtë t’i kërkojë “kontrolluesit” të mos fillojë ose, nëse “përpunimi” ka filluar, të ndalojë përpunimin e të dhënave personale që lidhen me të për qëllime të tregtimit të drejtpërdrejtë.

E drejta për t'u ankuar

  • Çdo person që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë Zyrën e Komisionerit dhe të kërkojë ndërhyrjen e saj për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, “subjekti i të dhënave” mund të ankohet në gjykatë.
  • Në rast se “subjekti i të dhënave” ka bërë ankim, “kontrolluesi” nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.

 

Per cdo paqartesi, na kontaktoni ne: Adresa: Magus Group Albania shpk, departamenti autobus.al, Linze, Nd. 30, H. 31, AP. 52, Dajti, 1040, Tirane, Shqiperi. Tel: +355 45 30 13 88 Email: sistemi[@]autobus[.]al  

Azhornimi fundit: 17.01.2024

Operatoret Aktiv ne Sistem

Albani Tours Skenderbeu shpk Arbeni Tours Auloni Tours Artani Travel Ido Tours doel Pistoia Viaggi Kabashi Tours Kei Reisen M&B Travel Meti Comerc Nela Travel & Tours

Rezervo Hotel Tani

Booking.com

Te Rejat e Fundit nga Sistemi

Abonohuni ne sistemin tone te njoftimeve qe te informoheni ne kohe reale per gjithe te rejat tona.