Rezervimi dhe bileta
Si mund te blej nje bilete autobusi online?
Ne faqen kryesore zgjidhni qytetin e nisjes, destinacionin, daten dhe udhetaret, pastaj shtypni Kerko. Zgjidhni udhetimin qe ju pershtatet, plotesoni te dhenat e udhetareve, zgjidhni vendet ne autobus dhe paguani online. Bileta ju vjen me email.
Si e marr bileten pas pageses?
Bileta dergohet me email ne adresen qe vendosni gjate rezervimit. Ne faqen
Verifikoni Bileten, me numrin e biletes dhe te dhenat tuaja, mund ta verifikoni dhe ta printoni ne cdo kohe.
A eshte e vlefshme bileta elektronike?
Po. Bileta qe blini online ne autobus.al eshte e vlefshme dhe njihet nga te gjithe operatoret. Nese bileten e keni marre nga nje agjenci udhetimi, ajo duhet te jete e vulosur dhe e firmosur nga agjencia, perndryshe nuk eshte e vlefshme. Kur hipni ne autobus, i jepni shoferit nje kopje te biletes.
A mund ta zgjedh vendin ne autobus?
Po. Per shumicen e linjave, gjate rezervimit shfaqet planimetria e autobusit dhe ju zgjidhni nje vend te lire per cdo udhetar. Bebet udhetojne pa vend te vecante.
Si percaktohen te rriturit, femijet dhe bebet?
Te rritur jane udhetaret nga 15 vjec e lart, femije nga 6 deri ne 15 vjec dhe bebe nen 6 vjec. Cmimi per secilen kategori percaktohet nga operatori i linjes dhe shfaqet para pageses.
Cfare dokumentesh me duhen per udhetimin?
Bileten dhe nje pasaporte te vlefshme, si dhe cdo dokument tjeter qe kerkohet per kalimin e kufirit ne vendin ku udhetoni. Cdo udhetar eshte vete pergjegjes per dokumentet e tij; nese autoritetet kufitare nuk e lejojne kalimin, bileta nuk rimbursohet.
A me duhet llogari per te blere bileta?
Jo. Mund te blini si vizitor, mjafton nje adrese email. Me llogari i keni biletat dhe te dhenat tuaja ne nje vend.
A mund te vij ne zyre per te blere bilete?
Jo, ne shesim bileta vetem online. Nese nuk mund te rezervoni online, mund t'i drejtoheni nje prej agjencive tona partnere ne te gjithe Shqiperine.
Pagesa
Si mund te paguaj?
Online me karte debiti ose krediti (Visa, Mastercard), Apple Pay ose Google Pay. Pas shtypjes se butonit Paguaj Online kaloni ne faqen e sigurt te pageses dhe pastaj ktheheni ne autobus.al.
A ka tarifa shtese per pagesen online?
Per pagesat online mund te aplikohet nje tarife administrative. Kur aplikohet, shenohet nen totalin ne permbledhjen e udhetimit para se te paguani.
A jane te sigurta te dhenat e kartes sime?
Po. Te dhenat e kartes nuk i futni ne autobus.al: i vendosni ne faqen e pageses se procesorit, me lidhje te enkriptuar.
Si mund te marr fature per biznesin tim?
Gjate rezervimit, te Kontakti dhe fatura, zgjidhni Fature per biznes dhe vendosni emrin e kompanise dhe NIPT-in. Per nje kompani te huaj vendosni numrin e TVSH-se. Fatura leshohet ne emer te kompanise.
Kam bere nje rezervim pa paguar. Si e paguaj?
Hapni faqen
Verifikoni Bileten, vendosni numrin e biletes dhe te dhenat tuaja dhe paguani online. Nje rezervim pa pagese mbahet 60 minuta; pas kesaj anulohet automatikisht nga sistemi.
Ndryshime dhe anulime
A mund ta anuloj bileten dhe te marr rimbursim?
Kur paguani online, bileta anulohet dhe rimbursohet plotesisht, falas, brenda 60 minutave nga pagesa, nese udhetimi eshte me shume se 72 ore larg. Me pas: nese udhetimi eshte brenda 72 oreve, nuk ka rimbursim; nga 72 ore deri ne 5 dite para udhetimit, rimbursohet 50% ose mund ta ndryshoni daten pa pagese; me shume se 5 dite para, rimbursohet e plote, pa komisionet bankare, ose ndryshoni daten pa pagese. Detajet jane ne
Kushtet e Perdorimit.
A mund ta ndryshoj daten e udhetimit?
Po. Me shume se 72 ore para nisjes, data ndryshohet pa pagese. Brenda 72 oreve, ndryshimi kushton 20% te vleres se biletes, plus komisionet bankare kur paguhet online.
Si e kerkoj nje ndryshim ose anulim?
Ndryshimet e lejuara mund t'i beni ne faqen
Verifikoni Bileten. Per anulim ose per cdo kerkese tjeter, na telefononi ose na shkruani nga
faqja e kontaktit, me numrin e biletes.
Po nese operatori e anulon ose e vonon udhetimin?
Ju njoftojme sa me shpejt dhe ju tregojme mundesite qe keni. Te drejtat tuaja ne rast anulimi ose vonese jane te shpjeguara ne
Te Drejtat e Pasagjereve.
Udhetimi dhe bagazhet
Sa bagazh mund te marr me vete?
Varet nga operatori i linjes. Numri i copeve dhe pesha e lejuar shfaqen ne permbledhjen e udhetimit para pageses. Sendet me vlere mbajini me vete; lendet e rrezikshme, shperthyese ose te ndezshme jane te ndaluara.
Nga cili stacion niset autobusi?
Ne bileten elektronike gjeni te gjitha te dhenat e udhetimit: daten, oren dhe vendin e nisjes, vendin tuaj ne autobus, te dhenat tuaja si dhe kontaktet e operatorit dhe tonat. Stacioni dhe oret shfaqen edhe ne rezultatet e kerkimit dhe ne permbledhjen e udhetimit. Ju lutemi kontrolloni qe te dhenat tuaja jane te sakta dhe jini ne stacion ne oren e nisjes.
Per agjencite e udhetimit
Si regjistrohemi si agjenci per te shitur bileta?
Hapni falas llogarine tuaj te agjentit ne faqen
Agjent Shitjesh. Pasi llogaria aprovohet nga stafi yne, ju dergojme me email te dhenat per te filluar shitjen. Per cdo pyetje rreth bashkepunimit na
kontaktoni.
Si funksionon shitja me fonde te parapaguara (FIDO)?
Depozitoni fonde ne llogarite bankare te kompanise; numrat e llogarive jane ne emailin qe ju vjen kur aprovohet llogaria (nese nuk e gjeni, na kontaktoni dhe jua ridergojme). Pasi konfirmohet depozita, fondet shfaqen ne llogarine tuaj ne sistem. Per cdo bilete te shitur zbritet vetem cmimi neto, pa komisionin tuaj. Shembull: me 100 EUR ne llogari, nese shisni nje bilete 50 EUR me komision 5 EUR, ju mbeten 55 EUR.
Kam hapur llogari, por nuk mund te pres bileta. Pse?
Biletat nga agjencite shiten mbi fonde te parapaguara (FIDO): pa nje depozite te konfirmuar nuk ka fonde ne llogari. Nese nuk deshironi te depozitoni, mund ta paguani cdo bilete online me karte.
Si llogaritet komisioni i agjencise?
Komisioni eshte perqindje e cmimit ose shume fikse, ne varesi te operatorit dhe te linjes. Komisionin e shihni per cdo bilete te shitur, dhe me hollesi ne panelin e agjentit.
Ku i shoh tranzaksionet dhe fitimet e mia?
Ne panelin e agjentit, ne anen e djathte, shfaqen tranzaksionet e fundit dhe statistikat. Te gjitha tranzaksionet i gjeni ne menune Tranzaksionet.
A mund ta rezervoj nje bilete dhe ta konfirmoj me vone?
Po. Rezervimi mbahet 60 minuta nga momenti kur behet; nese nuk konfirmohet brenda kesaj kohe, sistemi e anulon automatikisht.
Si anuloj nje bilete te rezervuar ose te paguar?
Nje rezervim pa pagese anulohet vete pas 60 minutash. Per nje bilete te paguar na kontaktoni: anulimi behet sipas rregullave te operatorit dhe
Kushteve te Perdorimit.
A leshoni fature per tranzaksionet?
Po. Per cdo sherbim leshojme fatura tatimore elektronike te rregullta. Per hollesi kontaktoni departamentin tone te financave.
Per operatoret e transportit
Si mund te behet pjese e sistemit nje kompani transporti?
Na
kontaktoni nga faqja e kontaktit. Kushtet e bashkepunimit i diskutojme drejtperdrejt me ju.
A leshoni fatura tatimore per komisionet dhe sherbimet?
Po. Magus Group Albania eshte kompani e regjistruar ne QKB dhe per cdo sherbim leshon fatura tatimore te rregullta. Per hollesi kontaktoni departamentin tone te financave.
A mund te rezervoj bileta dhe t'i konfirmoj me vone?
Po. Nje rezervim mbahet 60 minuta; nese nuk konfirmohet, sistemi e anulon automatikisht.
Asnje pyetje nuk perputhet me kerkimin tuaj.